Shkupi dhe Renova do të përballen në Çair për ndeshjen e xhiros së 29-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Bardhekaltërëve, ju mungon vetëm një fitore për të mbyllur matematikisht garën për titull në këtë sezon dhe të njejtën pretendojnë ta bëjnë kundër Renovës pasdidten e kësaj të shtune.

“Për këtë ndeshje jemi përgatitur maksimalisht edhe pse e dimë që Renova ka kohë që po luajnë mjaft mirë dhe kanë një ekip të mirë, por ne jemi të motivuar 100% që ta fitojmë këtë ndeshje. Të shtunën është ditë feste, dhe shpresojmë të festojmë titullin së bashku me Shvercerat. Tifozët tanë kanë pritur shumë vite për këtë ditë dhe ne e kemi mundësinë që ti shpërblejmë ata. Ne do ta japim maksimumin në fushë dhe të shtunën do të festojmë”, tha Ardit Iljazi.

