Ardian Nuhiu është trajneri më i përfolur i momentit në vendin tonë, pasi emri i tij lidhet për angazhimin e mundshëm te Shkëndija e Tetovës. Nuhiu në një prononcim ka konfirmuar se negociatat me Shkëndijën kanë ngecur në një pikë, por nuk janë shkëputur plotësisht.

“Jam në bisedime me Shkëndijën tashmë disa ditë. Të njëjtat vazhdojnë ende, mirëpo më duhet të pranoj se kemi ngecur me një pikë, ashtu që do presim ende të shohim se çfarë do ndodh. Është e vërtetë që ka interes edhe nga skuadra të tjera, por do të tregoj respekt maksimal për Shkëndijën dhe drejtuesit e saj. Pa i mbyllur negociatat me këtë klub nuk do të futem në bisedime me asnjë skuadër tjetër. Vlerësoj se kjo është rruga më profesionale”, ka thënë Nuhiu për portalin “Infosport”.

