Ardian Nuhiu u zyrtarizua si trajner te Shkëndija e Tetovës. Pas prezantimit, ai ka folur edhe për median e klubit kuqezi.

“Ndjehem shumë mirë që jam këtu. Nëse si futbollist arrita që vitin e parë të fitojmë titull, atëherë edhe projekti të cilin e kemi shpalosur këto ditë që kemi biseduar me drejtuesit ka qenë realisht bindës. Personalisht jam gati për këtë sfidë të re. Do të ndërtohet një skuadër shumë e fortë për të qenë gati në sfidat në Evropë, pastaj të futemi në kampionat”, është shprehur Ardian Nuhiu, pas firmosjes me kuqezinjtë.

