Arbtrim Qira u jep mbështetje futbollistëve të Strugës para duelit me Makedonija GJP 

Lideri aktual i renditjes në elitën e futbollit vendor, Struga Trim Lum vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat që do ta luajnë ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit. 

Në stërvitjen e sotme, ka qenë prezent edhe presidenti i klubit strugan, Arbtrim Qira, i cili ishte i shoqëruar me drejtorin sportiv Besart Isakun dhe sekretarin Miftar Shaqirin. 

Numri një i Struga Trim Lum iu ka dhënë mbështetje futbollistëve për ndeshjen e radhës. 

Kujtojmë se në ndeshjen e parë të këtij gjysmësezoni, skuadra e drejtuar nga Srgjan Zaharievski barazoi 1:1 me Tikveshin në transfertë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close