Mesfushori tetovar Arbin Zejnullai po zhvillon një super sezon me Egnatian e Rogozhinës në Shqipëri. Krahas vendit të tretë momental që siguron pjesëmarrje në Kupat e Evropës, 24 vjeçari me skuadrën e tij të mërkurën siguruan kualifikim në finalen e Kupës.

Pas barazimit 1:1 me Vllazninë në Shkodër, Egnatia dje me gol në minutën e 92-të preu biletën për finalen e madhe ku përballë Tiranës do të diskutojnë trofeun e Kupës. Zejnullai dje ishte titullar dhe u paraqit deri në minutën e 85-të.


