Anulohet ‘Madrid Open’ shkaku i COVID-19

Madrid Open është anuluar shkaku i rritjeve të rasteve të koronavirusit në Spanjë. Turneu që luhet në fushat e dheu fillimisht duhej të luhej në maj, por u zhvendos në shtator shkaku i valës së parë të COVID-19 që kishte goditur Evropën, por rritja e rasteve në Spanjë ka bërë që turneu të shtyhet për vitin e ardhshëm.

Ky turne ishte paraparë të luhej në shtator, si përgatitje e mirë para se të fillonte French Open, i cili gjithashtu ka ndryshuar datën.

Organizatorët, përmes një njoftimi kanë bërë të ditur anulimin e Madrid Open për këtë vit, duke e vënë në rendin e parë shëndetin, me rastet e COVID-19 që po rriten në Spanjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close