Antidopingu: Numri 2 në botë doli pozitive, pezullohet me një muaj

Tenistja polake Iga Sviatek, aktualisht numri 2 i botës per femra, ka pranuar një pezullim prej një muaji për testimin pozitiv me “trimetazidine” gjatë një kontrolli rutinë jashtë garave në gusht 2024. Kjo u njoftua nga Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit (Itia).

Teza e mbrojtjes nga ân e tenistes u cilësua e besueshme, sipas së cilës pozitiviteti rrjedh nga kontaminimi i një medikamenti të rregullt me ​​bazë melatonine, i shitur në Poloni pa pasur nevojë për një recetë mjekësore, të cilin Sviatek e mori për problemet me jet-lag. Prandaj shkelja nuk u konsiderua e qëllimshme.

Itia bëri të ditur gjithashtu se Sviatek tashmë ishte pezulluar përkohësisht midis 22 shtatorit dhe 4 tetorit, periudhë në të cilën ajo humbi tre turne, VTA 500 në Seul dhe VTA 1000 Pekin dhe Vuhan.

Megjithatë, këto ditë janë pjesë e sanksionit, i cili duhet të konsiderohet pjesërisht i kryer. Asaj i kanë mbetur vetëm tetë ditë të tjera nga ndalimi, i cili përfundon më 4 dhjetor. 

Sviatek gjithashtu pranoi të humbiste paratë e çmimit që fitoi në Sinsinati, turneu menjëherë pas kontrollit antidoping.

 “Kjo ishte përvoja më të keqe e jetës sime”, tha Sviatek për mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close