Ankth te Al Ittihad, Benzema dëmtohet dhe lë në mes ndeshjen me Al Wehda

Karim Benzema nuk arriti të përfundojë ndeshjen mes ekipit të tij Al Ittihad dhe Al Wehda. Në minutën e 36-të të pjesës së parë, francezi u përplas me El Yamiq, duke u dëmtuar dhe duke mos mundur të vazhdonte ndeshjen dhe kjo bëri që të zëvendësohej nga Jota.

Benzema tentoi për disa minuta të luante, duke vendosur një fashë në kofshën e majtë, por nuk mundi të vraponte dhe në fund u largua.

Sulmuesi mundi të dilte me këmbët e tij nga fusha, ndonëse duke çaluar dukshëm. Nuk dihet ende kohëzgjatja e dëmtimit, por Benzema mund të mungojë për disa ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close