Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Igor Angellovski ka qenë mysafir i dy reprezentuesve të vendit Visar Musliut dhe Boban Nikollovit. Angellovski ka udhëtuar drejt Hungarisë, ndërsa nuk ka lënë pa vizituar Musliun dhe Nikollovin që luajnë në kampionatin hungarez te skuadra e Moll Vidi-t.
Vet seleksionuesi Angellovski ka bërë publike foton në profilin e tij në instangram me dy reprezentuesit e vendit në Budapest të Hungarisë. Angellovski ka udhëtuar drejt Budapestit për të parë formën e futbollistëve të tij te skuadra e Moll Vidi-t e cila është në garë për titullin e kampionit. /Sportmania.al