Pinto da Costa nuk do të jetë presidenti i Portos. Pas 42 vitesh në presidencën e “dragonjve”, ai tashmë i përket së shkuarës, duke pësuar një humbje të rëndë në zgjedhjet presidenciale të klubit.

Presidenti i ri i “dragonjve” është tashmë Andre Villas Boas, i cili në moshën 42-vjeçare do të marrë drejtimin administrativ të Portos, duke mbizotëruar ndaj kundërshtarit të tij me një përqindje prej 80.28%!
Villas Boas, i cili më parë ka drejtuar klubin, ndërsa Pinto Da Costa ishte president, foli për kthesën historike të faqes së klubit, teksa shtoi se Porto do të jetë gjithmonë shtëpia e ish-presidentit ikonik të klubit.
“Porto është sërish i lirë! Jam shumë i lumtur për këtë mundësi dhe shpresoj të plotësoj kërkesat e bashkëlojtarëve, që janë fitimi i titujve dhe klubi të jetë i vetëmjaftueshëm.
Dua të falënderoj Pinto da Costa për atë që i ka dhënë Portos prej një jete dhe t’i garantoj atij, se ky klub do të jetë shtëpia e tij përgjithmonë. Na pret një detyrë e vështirë, do të punoj shumë për të rinovuar, pastruar dhe organizuar shtëpinë tonë”,- tha presidenti i ri i “dragonjve”.

