Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti, ka konfirmuar se mesfushori uruguaian Federiko Valverde nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme të ekipit. Gjatë një konference për shtyp, tekniku italian mkonfirmoi mungesën.
“Fede Valverde nuk do të luajë nesër, ka pasur një problem të vogël dhe nuk do të jetë i gatshëm.”

Lajmi vjen si një goditje për Real Madridin, i cili përballet me Betisin në përpjekje për të mbajtur ritmin në garën për titullin në La Liga.
Megjithatë, Ançeloti ka siguruar tifozët madrilenë se mungesa e Valverdes nuk do të zgjasë shumë.
“Fede do të rikthehet kundër Atletico Madridin,” konfirmon trajneri italian.
Kjo do të thotë se Valverde pritet të jetë gati për derbin e madh të Madridit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

