Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani vazhdon shkëlqimin me Napoli.
Napoli po vazhdon me formën e lartë këtë edicion, duke marshuar me hapa të sigurt drejt titullit në Serie A.

Shenja në këtë sezon mbresëlënës po arrin të lë ylli i Kosovës, Amir Rrahmani, transmeton lajmi.net.
Në 23 ndeshje sa ka zhvilluar gjithsej, ai ka shënuar dy gola dhe numëron një asistim.
Në fitoren e fundit ndaj Atalanta 2:0, kosovari shënoi me kokë.
E, paraqitja e tij e mirë në atë përballje ka bërë që ai të jetë pjesë në formacionin e javës në Serie A.
Më poshtë lajmi.net jua përcjellë 11-shen më të mirë të xhiros së 26-të në ligën italiane:


