Amir Bilali rikthehet në kampionatin vendor, duke firmosur me skuadrën e Gostivarit. Bilali te ekipi i vendlindjes vjen nga radhët e Sutjeska Nikshiq, tek të cilët luajti 6 muajt e fundit.

Mbrojtësi rikthehet në elitë pas katër viteve, kur për herë të fundit ishte pjesë e Shkupit, ndërsa kishte luajtur edhe për Rabotniçkin. Ndërkohë, gjatë karrierës së tij, ai veshi edhe fanellat e Partizanit, Akademika Clinceni, Mezokovesd, Akzhayik, Celjes, Teutës dhe Bylisit.

