Almir Aganspahiç: Ndaj Breras shpresoj fitore dhe tre pikë të reja

Shkëndija do të pret Brera Strumicën sot në Tetovë. Para kësaj sfide nga tabori i ekipit tetovar, ka folur sulmuesi boshnjak, Almir Aganspahiç, i cili shpreson në fitore dhe tre pikë për Shkëndijën. 

“Na vjen një ndeshje e rëndësishme. Kemi punuar mirë dhe mund të them se kemi analizuar kundërshtarin dhe jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje. Sigurisht shpresoj në më të mirën, fitore dhe tre pikë të reja” , ka thënë sulmuesi boshnjak, Almir Aganspahiç. 

Ndeshja Shkëndija – Brera Strumicë nis nga ora 14:00. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close