Artan Iljazi: Jemi përgatitur për Bregallnicën, nuk e fshehim se synojmë titullin!

FC Shkupi në kuadër të xhiros së 11-të do të përballet sot me Bregallnicën dhe për shkak riparimit të fushës në Çair, ndeshjen do ta luaj në Kumanovë. Pikërisht portieri kumanovar dhe kapiteni i bardhebluve, Artan Iljazi ka ndarë pritshmëritë për duelin ndaj ekipit nga Shtipi. 

“Jemi të përgatitur maksimalisht, i gjithë ekipi ndjehet mirë, andaj ne në vazhdimësi po punojmë jo vetëm për këtë ndeshje, por për secilën që na vjen. Nuk fshehim se synojmë titullin kampion dhe është normale që nuk do të jetë e lehtë asnjë ndeshje, pa marrë parasysh kundërshtarin. Këtë ndeshje edhe pse nuk do ta luajmë në stadiumin tonë, përsëri do ndjehemi si në shtëpinë tonë, pasi me ndihmën e “Shvercerave” gjithmonë e kemi më lehtë. Sigurisht se ju bëjë apel edhe vendasve të mi që të vijnë të na japin përkrahje, mua si kumanovar por edhe gjithë ekipit të Shkupit dhe të tregojmë se jemi një”, ka thënë Iljazi.

Ndeshja Shkupi – Bregallnica nis nga ora 14:00. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close