FC Shkupi në kuadër të xhiros së 11-të do të përballet sot me Bregallnicën dhe për shkak riparimit të fushës në Çair, ndeshjen do ta luaj në Kumanovë.

Por, pak orë para fillimit të ndeshjes ka ardhur një njoftimi nga klubi i Bashkimit që zotëron stadiumin ku do të luhet ndeshja. Nga klubi kumanovar bëjnë të ditur se takimi ndërmjet Shkupit dhe Bregallnicës do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
NJOFTIMI I KT BASHKIMIT:
LAJMERIM
Ndeshja KF SHKUPI – FK BREGALNICA, qe luhet sot ne fillim prej ores 14:00 ne stadiumin e BASHKIMIT – DO TE LUHET ME DYER TE MBYLLURA!

