Allegri: Kartoni i kuq ishte i drejtë, më vjen keq për humbjen

Massimiliano Allegri ishte një furi e vërtetë pas golit të katërt të Interit dhe arbitei Valeri nuk ngurroi t’i tregojë kartonin e kuq, megjithatë pas ndeshjes tekniku bardhezi shpjegon atë që ndodhi dhe kërkon ndjesë për sjelljen.

“Një person nga pankina e Interit më shkeli dhe u nervozova e reagova keq, ndaj kartoni i kuq ishte i drejtë. Më vjen keq për humbjen, pasi bëmë një ndeshje shumë të mirë, por duhet ta harrojmë sa më shpejt dhe të shohim përpara”, deklaroi trajneri bardhezi.

Në përfundim të ndeshjes, shumë analistë i quajtën të gabuara zëvendësimet e Allegrit, që uli forcën sulmuese dhe kaloi në mbrojtjen me tre, por pikërisht atëherë skuadra u dorëzua në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close