Perisic shkatërron festën e Interit, kroati flet për rinovimin

Me një dygolësh në kohën shtesë në finalen e Kupës ndaj Juventusit, Ivan Perisic fitoi çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes. Por pas takimit, lojtari kroat iu përgjigj me goditje fjalëve të Giuseppe Marotta-s, i cili ishte shumë optimist për rinovimin e kontratës.

Kroati: “E ardhmja ime këtu? “Nuk e di ende. Nuk flitet kështu me lojtarët e rëndësishëm, nuk pritet momenti i fundit. Edhe kjo është e vërtetë”, ishin fjalët e tij që me siguri do të alarmojnë tifozët e Interit, pasi ai është kthyer në lojtarin më të rëndësishëm në këtë edicion.

Pasi mori në shtëpi trofeun e dytë të sezonit, Perisic tashmë synon të tretin, titullin kampion: “Ne duhet të vazhdojmë kështu – tha ai – Ka dy finale. Të fitojmë dhe të presim sepse gjithçka mund të ndodhë në futboll…”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close