Bruno Fernandes në histori të Premier Ligës, thyen rekordin për më së shumti asistime

Mesfushori Bruno Fernandes ka hyrë në histori të Ligës Premier, pasi ka thyer rekordin e asistimeve brenda një sezoni, duke arritur në 21 asistime në përballjen e Manchester United ndaj Brighton.

Kapiteni i “Djajve të Kuq” regjistroi asistimin historik në pjesën e parë të ndeshjes, kur ekzekutoi një goditje këndi që u shndërrua në gol nga Patrick Dorgu, duke e kaluar kështu shifrën e deritanishme prej 20 asistimeve në një edicion të vetëm të elitës angleze.

Fernandes e kishte barazuar më herët këtë rekord, duke u renditur në të njëjtin nivel me Thierry Henry (sezoni 2002/03 me Arsenalin) dhe Kevin De Bruyne (sezoni 2019/20 me Manchester City), por tani është shkëputur i vetëm në krye si mbajtësi i ri i rekordit.

Edhe kësaj radhe, portugezi tregoi sa vendimtar është në situatat standarde, me krosimin e tij nga këndi që i hapi rrugë golit të Dorgut dhe i siguroi një vend të veçantë në historinë e Ligës Premier./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close