Debutim me gol për Ezgjan Alioskin në elitën e futbollit turk. Reprezentuesi shqiptar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut realizoi golin e katërt në fitoren 4:2 të Fenerbahçes përballë Adana Demirspor.

30 vjeçari ndeshjen e nisi në pankinë, hyri në lojë në minutën e 80-të, ndërsa vetëm tre minuta më vonë qetëson një top në zonë, para se me një të majtë fantastike të shënojë gol të mrekullueshëm për fiksim të fitores 4:2.
Goli i Alioskit erdhi në moment të duhur për Fenerbahçen që po humbiste rrezikshëm epërsinë 3:0 dhe Adana arriti të afrohet duke zbritur shifrat në 4:2.
Për Alioskin kjo ishte ndeshja e parë në elitën e futbollit turk, derisa për Fenerbahçen debutoi në eliminatoret e UEFA Europa League mesjavën e shkuar në fitoren 0:2 në fushë të Austria Vienës.

