Kampionët në fuqi të vendit, Shkupi, para dueleve me Dinamo Zagrebin në kuadër të xhiros së dytë eliminatore të Ligës së Kampionëve, kanë rikthyer sërish në radhët e veta, mesfushorin Ali Adem.

Ademi, ishte i huazuar te Shkupi, por 6 muaj më parë u rikthye sërish në Greqi te skuadra që zotëron kartonin e tij, Aris. Ndërkohë, ekipa elitare greke ka vendosur që ta lirojë sërish Ademin për ta huazur sërish te Shkupi.
22 vjeçari përveç Shkupit, në të kaluarën ka luajtur edhe për Vardarin.

