Sulmuesi Alen Jasharoski nuk do të jetë pjesë e Sileksit për garat Europiane këtë verë dhe as për sezonin e ri garues.

Futbollisti nga Shkupi është larguar nga ekipi i Kratovës dhe në merkato do të jetë futbollist i lirë për të kërkuar një tjetër skuadër.
Ashtu siç mëson “Sportmania”, Jasharoski mund të transferohet në Kosovë, ku nga aty ka disa oferta dhe të cilat është duke i shqyrtuar me menaxherin e tij.
Alen Jasharoski e njeh mirë futbollin kosovar pasi edhe më herët ka qenë pjesë e kampionatit të Kosovës, ku u aktivizua me Prishtinën në vitin 2018, teksa tani mund të jetë një rikthim drejt shtetit fqinj.
Jasharoski para Sileksit, ka luajtur me Voskën, Skopjen, Renovën, Makedonija Gjorçe Petrovin, Shkupin dhe Euromilkun. /Sportmania/

