Adenis Shala ndahet me Shkëndijën pas 4 sezonesh

KF Shkëndija dhe Adenis Shala kanë ndarë rrugët pas përfundimit të sezonit 2024/25. Sulmuesi i krahut largohet nga kuqezinjtë pas 4 viteve të kaluara në Tetovë, periudhë në të cilën ishte pjesë e rëndësishme e ekipit dhe kontribuoi në suksese të rëndësishme, përfshirë edhe titullin e fundit kampion të fituar këtë sezon.

Shala iu bashkua Shkëndijës në verën e vitit 2021 dhe me kalimin e kohës u konsolidua si një prej anësorëve më cilësorë në elitën e futbollit vendor. Ai ishte ndër titullarët e rregullt dhe pati ndikim të dukshëm në paraqitjet e ekipit gjatë fazave vendimtare të garës për titull.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se drejtuesit i ofruan futbollistit një marrëveshje të re me përmirësim të ndjeshëm të kushteve, por palët nuk arritën një akord për vazhdim, me Shalën që ka vendosur të kërkojë një sfidë të re në karrierë.

Për momentin nuk ka informacione zyrtare mbi destinacionin e radhës të lojtarit 26-vjeçar, por interesimi për të është i pranishëm si nga brenda vendit ashtu edhe jashtë kufijve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close