Albion Rrahmani në radarin e Werder Bremen

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani po kalon në formë jetësore me Rapidin e Bukureshtit.

Rrahmani është vetëm në edicion e tij të parë në elitën e futbollit rumun dhe deri më tani ka shënuar 16 gola dhe katër asistime në 21 ndeshje në të gjitha garat.

Këto statistika impresionuese të sulmuesit nga Podujeva kanë rënë në sy të shumë skaudrave të njohura evropiane që duan shërbimet e tij.

Sipas raportimeve të fundit, garës për transferimin e bomberit të Kosovës i është shtuar edhe skuadra e njohur gjermane, Werder Bremen.

Skautët e Werderit janë duke e monitoruar situatën e Rrahmanit dhe në verë pritet t’i dërgojnë Rapidit ofertë zyrtare për shërbimet e tij.

23-vjeçari erdhi te Rapidi verën e kaluar nga Ballkani për shumën e 600 mijë eurove.

Ai ka kontratë me klubin rumun deri në vitin 2026 dhe vlera e tij në treg është rreth 2.3 milionë euro.

Përveç Werder Bremen, raportohet se në garë për transferimin e Rrahmanit janë edhe Benfica dhe Aston Villa.

23-vjeçari debutoi me Kosovën në shtator të vitit të kaluar dhe deri më tani ka zhvilluar katër paraqitje për “Dardanët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close