Kapiteni i Man. Junajtedit, Bruno Fernandes, mund të jetë objektiv i një oferte të majme nga skuadra saudite “Al Hilal” këtë verë.

Lajmi është konfirmuar sot nga e përditshmja “Daily Mail”. Mediat konfirmojnë se përfaqësuesit e lojtarit portugez zhvilluan bisedime me Al Hilal të hënën. Gjithashtu, ka patur një kontakt fillestar midis dy klubeve vitin e kaluar përpara se Fernandes të nënshkruante kontratën e tij të re në “Old Trafford”.
Kontrata e tij me “djajtë e kuq” skadon në verën e vitit 2027, e cila ka një mundësi zgjatjeje 12-mujore. Gjithsesi, vështirë se Man. Junajted nuk do të heqë dorë nga kapiteni, që ka qenë shpesh vendimtar këtë sezon.
Në mars, Fernandes u lidh me një transferim te Real Madrid, gjë që e shtyu trajnerin Ruben Amorim, të deklaronte se bashkëkombësi i tij nuk do të largohet nga klubi. Sulmuesi, këtë sezon, ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 18 asiste në të gjitha garat.

