AIK-u i Suedisë interesohet për futbollistin e kombëtares së Shqipërisë

Skuadra e AIK-ut nga Suedia është interesuar për futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë U21, Ermir Rashica. Rashica është duke kaluar momente fantastike në Superiore të Shqipërisë me fanellën e Skëderbeut të Korçës.

20-vjeçari gjatë këtij sezoni në 18 ndeshje, ka shënuar shtatë gola dhe ka barë dy asiste. Paraqitjet e tija fantastike kanë rënë në sytë e drejtuesve të ekipit të AIK-ut, aty ku luan edhe Bersant Celina.

Skuadra shqiptare pritet t’i mbushë arkat e klubit nga ish-lojtari i Trepçës ’89, pasi në rast se ndodh ky transferim, mund të jetë rreth 800 mijë apo 1 milion euro. Kujtojmë që Rashica është vetëm 20-vjeç dhe shihet si e ardhmja e futbollit shqiptar./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close