Almir Aganspahiç ishte njeriu vendimtar i Shkëndijës në triumfin të çmendur 3:2 ndaj Brera Strumicës, kur shënoi gol për tre pikë në minutat shtesë, pasi paraprakisht kuqezinjtë barazuan rezultatin (2:2) pas negativës 0:2.

Në minutat shtesë harkimi i Krasniqit në zonë gjeti boshnjakun që me golin e 11-të sezonal sjell fitore të madhe për Shkëndijën, duke marrë kreun e renditjes me pikë të barabarta me Shkupin dhe Strugën.
Almir Aganspahiq, futbollist i Shkëndijës:
Po, vërtet një ndeshje e paparë. Mendoj se nga minuta e parë ne nisëm mirë, kishim dy shanse që nuk i shfrytëzuam. Sinqerisht kam pritur se çështje kohe ishte se kur do të shënojmë gol. Megjithatë një pakujdesi, gabim dhe pastaj pranojmë gol. Bëhet gjithçka keq, ishte tepër, tepër ndeshje e vështirë. Por nëse don të jesh kampion, kjo patjetër të fitohet. Kështu për fat kemi fituar dhe mendoj se tani kemi shanse të mëdha të dalim kampionë.”
“Po sinqerisht kështu doli shumë, shumë më bukur. Po ishte pak keq të presim se a do të shënojmë gol, paqartësi. Por ja në fund u shpërbleva me gol i cili sigurisht është ndër më të rëndësishmit të sezonit dhe sinqeritsht një prej fitoreve më të rëndësishme. Për më shumë rivalët tanë gabuan, kështu që na është hapur rruga drejt vendit të parë. Patjetër të jemi të mençur dhe të shfrytëzojmë këtë mundësi.”

