FCSB dhe Shkëndija do të përballen në takimin e dytë të raundit të dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Sipas mediave rumune, në stadiumin “Arena Kombëtare” ku do të zhvillohet ndeshja nga ora 19:30, pritet të ketë afër 30 mijë shikues të pranishëm.
Ndërkohë, edhe Shkëndija do të ketë mbështetjen e saj, pasi “Ballistët” kanë udhëtuar drejt Bukureshtit dhe do të jenë të pranishëm në stadium për të përkrahur ekipin e tyre të zemrës.
Kujtojmë që Shkëndija ndeshjen e parë e ka fituar me rezultat 1:0.

