Granit Xhaka i thotë fjalët e para pas prezantimit te Sunderlandi

Granit Xhaka është zyrtarizuar gjatë kësaj të mërkure te Sanderlendi.

Mesfushori shqiptar në mesin e shumë ofertave vendosi që të rikthehet sërish në Premier Ligë, duke firmosur kontratë tre vjeçare me ekipin që u rikthye këtë sezon në mesin e më të mirëve të futbollit anglez.

“Jam shumë krenar që jam këtu. Kur fola me klubin, u emocionova dhe ndjeva energjinë dhe mentalitetin që kanë të gjithë njerëzit dhe lojtarët. Është pikërisht ajo që doja dhe kam një ndjenjë shumë të mirë. Jemi kthyer aty ku duhet të jetë ky klub dhe duam të qëndrojmë këtu për të shkruar historinë tonë. Ndjej se jam gati ta ndihmoj ekipin me përvojën time, por edhe me cilësi. Duhet ta gjejmë veten në fushë, por nuk mendoj se kjo do të jetë një problem i madh”, ishin fjalët e para të Xhakës pas prezantimit.

Ndryshe, transferimi i Xhakës thuhet se i ka kushtuar klubit anglez 15 milionë euro plus 5 milionë euro tjera bonuse

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close