Skuadra e Dinamo Zagrebit u mposht mbrëmë ndaj Arsenalit me shifrat 3:0 në ndeshjen e vlefshme për raundin e shtatë të Ligës së Kampionëve. Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, foli pas ndeshjes me “topçinjtë” dhe tha se ishte super i kënaqur me paraqitje në “Emirates”.

Ademi po ashtu tha se kundër Milanit synojnë fitore, ndeshje kjo e cila zhvillohet, më 29 janar në Kroaci.
“Kundër Milanit, le të synojmë fitore. Jemi cilësor, jam i sigurt se do ta tregojmë kualitetin tonë”.
Ademi po ashtu tregoi se si është të punosh me trajnerin e ri, Fabio Kanavaro.
“Ka shumë kërkesa taktike. Po mundohemi të bëjmë më të mirën. Jam i sigurt se do dukemi mirë”, tha në fund Ademi.
Dinamo në rast se fiton ndaj Milanit mund ta sigurojë kualifikimin në “play off”-in të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/

