A ishte ndërhyrje për karton të kuq apo te verdhë?

Skuadra e Njukasëllit shënoi fitore 3:0 ndaj Aston Villas në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Premier Ligës. Fitorja e vendasve u bë më e lehtë, pasi në minutën e 32-të, mysafirët u ndëshkuan me karton të kuq.

Ishte sulmuesi Xhon Duran që u ndëshkua me karton direkt të kuq për shkak se e shkeli padashje lojtarin kundërshtar.

Në të vërtetë, të gjithë janë çuditur kur panë gjyqtarin duke ngritur lartë kartonin e kuq.

Shumë reagime pati në rrjetet sociale dhe askush nuk po pajtohet me vendimin e gjqytarit të njohur anglez, Entoni Tejllorit.

https://x.com/DAZNPortugal/status/1872310229141950542

Me këtë fitore, Njukasëll shkoi në kuotën e 29 pikëve në pozitën e 5-të, kurse Aston Villa bie në pozitën e 9-të me 28 pikë./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close