Konfirmohen ndryshimet te Barcelona – mësohen gjashtë emrat e rinj për bordin drejtues

Zëra të shumtë janë ngritur kundër Josep Maria Bartomeu, duke bërë që të vijnë edhe dorëheqjet.

LEXO EDHE

Kaos te Barcelona, Bartomeu i vetëm – gjashtë anëtarë të bordit drejtues japin dorëheqje

Sot, Bartomeu ka thirrur mbledhjen e pjesës së mbetur të bordit, duke propozuar edhe emrat e rinj.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjithë emrat që sot janë zgjedhur në postet drejtuese të skuadrës katalane.

Me propozimin e presidentit Bartomeu, bordi i drejtorëve ka aprovuar emërimin e Jordi Mois si zv.President ekonomik; Pau Vilanova se zv.President institucional; Oriol Tomas si zv.President të sferës komerciale; Marta Plana si sekretare të bordit të drejtorëve dhe David Bellver si arkëtar.

Në anën tjetër, Javier Bordas do të jetë përgjegjës për skuadrën e parë, kurse Xavier Bilajoana do të meret me Barca B, akademinë dhe futbollin e vashave. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close