Aktivitetet sportive në Kosovë nuk rifillojnë së paku deri më 4 maj

Me pandeminë Covid-19 që po vazhdon të përhapet me shpejtësi të madhe, masat që po aplikohen vazhdojnë të jenë më rigoroze.

Përmes një konference për medie, ministri i shëndetësisë, Arben Vitija, ka bërë të ditur se vendi do të jetë në karantinë deri më 4 maj së paku, përcjell lajmi.net.

Sipas njoftimit të ministrit, nënkuptohet se edhe aktivitetet sportive në Kosovë do të vazhdojnë të jenë të suspenduara.

Deri më tani, Federata e Basketbollit të Kosovës ka anuluar sezonin, kurse nga FFK dhe federatat e sporteve tjera nuk ka ndonjë vendim final. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close