Anëtari i skuadrës së madhe gjermane, Borussia Dortmund, Reus, i është bashkuar emrave që kanë ndihmuar në luftën kundër Covid19.

Sipas raportimeve të medieve gjermane, Reus dhe gruaja e tij Scarlett, kanë dhuruar 500 mijë euro për njerëzit dhe bizneset në Dortmund, transmeton lajmi.net.
Këto të holla janë ndarë për të luftuar krizën e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit, virus që ka paralizuar thuajse çdo gjë.
Reus nuk është i vetmi – ka shumë yje të tjerë të Bundesliga që kanë kontribuuar me të holla, në luftën kundër pandemisë Covid19. /Lajmi.net/

