Crouch zbulon detaje interesante nga takimi i tij me Ronaldo – braziliani as nuk kishte ide kush ishte anglezi

Crouch ka treguar për momentin kur ka takuar ikonën e futbollit, brazilianin Ronaldo.

‘Fenomeni’ duket të ketë qenë duke festuar, por nuk kishte pasur as idenë më të vogël se kush ishte Crouch, lojtari që dikur mbronte ngjyrat e Anglisë.

“Kam takuar Ronaldon një herë. Ai po pinte dhe kishte gjëra mbi barkun e tij” ka thënë Crouch, transmeton lajmi.net.

“Çdo herë që përfundonte birrën, një supermodele i sillte një tjetër”.

“Shpresova se fjalët e tij do të ishin: ‘Oh, ju jeni  Crouch! Por, ai nuk kishte as idenë më të vogël se kush isha unë. Shkrepëm një fotografi dhe u largova” ka shtuar tutje anglezi.

Brazilianët duket se nuk shohin shumë futboll në kohë të lirë. Njësoj i kishte ndodhur yllit Neymar, kur pytej për serbin Mitrovic dhe nuk kishte dëgjuar kurrë për të, përkundër se ky i fundit bënte bujë në Premierligë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close