Ministri i Sportit të Italisë bllokon Serie A: E pamundur të rikthehemi më 3 maj

Serie A planifikohej të rikthehet më 3 maj, por një gjë e tillë duket se ka gjasa minimale që të ndodh.

Kështu mendon së paku ministri Spadafora, i cili ka thënë se është e pamundur që futbolli të rifillojë në fillim të muajit maj.

“Rifillimi i ndeshjeve më 3 maj është i pamundur” ka thënë Spadafora për ‘La Repubblica’, transmeton lajmi.net.

“Po mendoja për fëmijët tanë që janë mësuar të kenë përqafime, të ndajnë shishen: gjithë kjo do të mungojë për një kohë të gjatë” ka thënë tutje ministri italian.

“Do të propozojë vazhdimin e suspendimit të sportit në të gjitha nivelet, përgjatë gjithë prillit. Dhe, gjithashtu unë do të kërkojë të shtyhen masat për seancat stërvitore, në të cilat nuk kemi intervenuar sepse ka pasur gjasa që Lojërat Olimpike të mbahen” ka shtuar Spadafora ndër të tjerash.

Ekziston mundësia reale që Italia të anulojë gjithë sezonin, edhe pse Gravina ka thënë se duhet të ketë një fitues. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close