Guardiola e jep vendimin për te Mançester Siti

Mançester Sitit i është hequr e drejta për të garuar në kompeticionet evropiane në dy sezonet e ardhshme nga ana e UEFA-së, ndërsa tani rrezikon edhe titullin e vitit 2014-të, pasi edhe Federata Angleze po heton për shkeljet e Fer Plejit Financiar.

Klubi anglez ka apeluar vendimin dhe pret që të marrë një përgjigje pozitive, ndërsa ndonëse është paralajmëruar për një ekzod te “qytetarët” mediat britanike kanë konfirmuar se Pep Guardiola ka premtuar besnikëri.

Trajneri spanjoll mësohet se ka kontaktuar drejtuesit e klubit dhe i ka garantuar ata për qëndrimin deri në verën e 2021-shit.

Ndryshe për Guardiolan kanë shprehur interes skuadra të ndryshme si Juventusi, PSZH-ja apo Barcelona, mirëpo duket se tekniku është i gatshëm të respektojë kontratën me Sitin, për t’u larguar më pas verën e ardhshme me parametra zero.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close