Portieri legjendar i Spanjës dhe Realit të Madridit Iker Kasiljas, përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur kandidaturën e tij për president të Federatës së Futbollit Spanjoll.

“Po, unë do të prezantoj veten para Presidencës së Futbollit Spanjoll kur të shpallen zgjedhjet”, ka shkruar mes tjerash Kasiljas në postimin e tij.
Vitin e kaluar Kasiljas pësoi një sulm kardiak, mirëpo më pas përsëri iu rikthye futbollit. Ndryshe ai vazhdon të luajë për skuadrën e Portos, ndërsa tashmë ka bërë planet se çfarë do të bëjë pasi të pensionohet.

