Lirim Kastrati firmos me Dinamo Zagrebin

Lirim Kastrati është futbollist i ri i Dinamo Zagrebit.

Futbollisti kosovar ka nënshkruar me klubin nga “Maksimir”, ndërsa do të vazhdojë të luajë në formë huazimi tek Lokomotiva e Zagrebit deri në fund të sezonit.

Përfaqësuesi kosovar ndihet i lumtur që do ta bëjë këtë hap të madh në karrierë.

“Që kur kam ardhur në Kroaci, shpresoja që një ditë të përfundoja në Dinamo. Tash është plotësuar dëshira ime dhe jam i kënaqur. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që e mundësuan këtë dhe që më ndihmuan të jem person i institucionit më të madh të futbollit në këtë rajon”, ka Lirim Kastrati.

21 vjeçari kishte luajtur tek Shkëndija e Tetovës prej nga ishte transferuar tek Lokomotiva e Zagrebit në gusht të vitit 2017. Ai i ka zhvilluar 21 ndeshje në kampionatin kroat duke i realizuar 8 gola dhe duke i dhuruar 4 asistime. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close