Trajneri i Chelsea, Lampard, shpërtheu në një moment gjatë ndeshjes kundër Liverpool, duke shkëmbyer disa fjalë me stafin e Liverpool.

Sipas anglezit, ‘Reds’ ishin shumë arrogantë, por kjo do të ishte në rregull nëse njëri nga anëtarët e stafit nuk do të tejkalonte limitet.
“Shumë trajner thërrasin për vendime ndaj gjyqtarit dhe mund të jetë gabim, pastaj flisni me njëri tjetrin, por kur njerëzit kërcejnë nga pankina dhe duan të flasin drejt meje, pastaj qeshen dhe vazhdojnë kështu, mendoj se kjo tejkalon kodet”, ka thënë Lampard, transmeton lajmi.net.
“Disa tejkaluan linjat kështu që kjo ishte arrogante për mua”, ishin fjalët e anglezit.
Përkundër gjithë këtyre, Lampard ka thënë se është në rregull me Jurgen Klopp dhe do të ishte gati të pinte një birrë me të. /Lajmi.net/

