Tetovari Habil Ajeti merr rol të rëndësishëm te Përfaqësuesja e Kosovës

Një nga emrat më të mëdhenj të volejbollit shqiptar, tetovari Habil Ajeti, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij. Pas 28 vitesh në parket, ish-korrektori i njohur i është bashkuar shtabit teknik të Përfaqësueses A të Kosovës.

Ajeti do të punojë përkrah përzgjedhësit Darko Prebiracevic dhe asistentit Valon Mustafa, duke sjellë përvojën e fituar gjatë një karriere të pasur në klube të njohura të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Shqipërisë dhe Zvicrës.

Ish-volejbollisti i Shkëndijës së Tetovës dhe shumë skuadrave kampione vlerësohet si një përforcim i rëndësishëm për “Dardanët”, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e shtabit teknik të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Federata e Volejbollit të Kosovës i ka uruar mirëseardhje legjendës tetovare në misionin e ri me ekipin përfaqësues dardan.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close