Galatasaray kampion i Turqisë 

Galatasaray ka fituar me përmbysje ndaj Antalyaspor për ta fituar titullin në Superligën e Turqisë.

Edhe pse ishte në disavantazh prej 0-1 dhe pastaj edhe 1-2, Galata arriti ta përmbyste në 4-2 për t’i arkëtuar pikët e plota.

Victor Osimhen ishte heroi i Galatasarayt me dy gola ndërsa me nga një kontirbuarn Lemina dhe Ayhan.

Kësisoj, Galatasaray shkoi në kuotën e 77 pikëve, katër mbi Fenerbahcen por vetëm me një ndeshje më pak të zhvilluar nënkupton që është kampioni i Turqisë.

Më e çmendura është fakti se Galatasaray e ka fituar titullin në Turqi tani për katër vite radhazi, ndërsa është i 26-ti trofe në historinë e klubit.

Skuadra turke pritet të jetë aktive sërish në verë me objektivin e vetëm që ta vazhdojë dominimin në kampionatin turk./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close