Zyrtare: Kylian Mbappe mungon ndaj Barcelonës

Real Madridi ka konfirmuar se sulmuesi Kylian Mbappe nuk është në listën e të ftuarve ndaj Barcelonës.

Ylli francez nuk është shëruar në kohë pavarësisht spekulimeve të mediave se do të ishte i gatshëm për të startuar ndaj gjigantit katalunas.

Reali ka bërë publike listën e të ftuarve, ku nuk mungon as Aurelien Tchoumani, pavarësisht sherrit që kishte me Federico Valverden.

Lista e plotë:

Portierë: Courtois, Lunin, Mestre

Mbrojtësit: Alaba, Alexander-Arnold, Carreras, Garcia, Rudiger, Huijsen, Jimenez

Mesfushorë: Bellingham, Camavinga, Tchouameni, Thiago, Cestero, Palacios

Sulmuesit: Vinicius, Gonzalo, Brahim Diaz, Mastantuono.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close