Sërish ai! Vedat Muriqi shënon gol ndaj Villarrealit (VIDEO)

Sulmuesi Vedat Muriqi është duke vazhduar të jetë shpëtimtari i Mallorcas.

Ylli i Kosovës realizoi në kohën shtesë të pjesës së parë për të barazuar rezultatin ndaj Villarrealit.

Ai përfitoi nga një gabim amator i portierit mysafir, të cilit i iku topi nga duart dhe me një goditje të lehtë shënoi në portën e zbrazur (45+2’).

Ky është goli i 22-të për Muriqin në La Liga, duke qenë vetëm dy më pak se lideri aktual Kylian Mbappe në garën për “Pichichi”.

SHIKO GOLIN E VEDAT MURIQIT

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close