Organizatorja shqiptare nga Tetova, Erjona Jonuzi, është shumë pranë një transferimi të madh në volejbollin sllovak, pasi kërkohet nga kampionët në fuqi, Slovan Bratislava.

Burime pranë Sportmania bëjnë të ditur se bisedimet mes palëve janë në fazë të avancuar, megjithëse marrëveshja ende nuk është zyrtarizuar. Jonuzi, aktualisht kapitene e VK Nove Mesto nad Váhom pikërisht në Sllovaki dhe pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, po vlerësohet lart për inteligjencën taktike, menaxhimin e lojës dhe lidershipin në parket.
Slovan Bratislava, që sezonin e kaluar fitoi titullin dhe Kupën e Sllovakisë, e sheh Jonuzin si përforcimin ideal për repartin organizues. Nëse transferimi realizohet, pritet të jetë një nga lëvizjet më të rëndësishme të sezonit në volejbollin sllovak, por edhe një hap i rëndësishëm në karrierën e volejbollistes tetovare.

