Jusuf Zaimi kampion për të tretin vit radhazi në turneun Nevrokop!

Mundësi i Klubit të Mundjes “Shkupi”, Jusuf Zaimi, vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare, duke triumfuar për të tretin vit me radhë në turneun prestigjioz “Nevrokop”, turne me pjesëmarrje nga mbi 20 shtete.

Jusufi pati paraqitje të jashtëzakonshme në të gjitha fazat:

  • Fitore ndaj mundësit nga Greqia
  • Triumf ndaj kundërshtarit nga Moldavia
  • Fitore bindëse në gjysmëfinale ndaj një mundësi bullgar
  • Ndërsa në finale dominoi plotësisht një tjetër mundës bullgar, duke vulosur titullin e madh!

Ky sukses e konfirmon edhe një herë Zaimin si një prej mundësve më të mirë në rajon dhe një krenari të madhe për klubin.

Suksese edhe për pjesën tjetër të ekipit

Samir Miftari arriti të sigurojë vendin e tretë dhe medaljen e bronztë, pas një fitoreje të merituar ndaj mundësit amerikan.

Ndërkohë, Haruni dhe Elmedini patën paraqitje solide, por këtë herë u renditën në vendin e 5-të, duke u ndalur nga kundërshtarë nga Belgjika dhe SHBA.

Shkupi shkëlqen në një turne me konkurrencë të jashtëzakonshme

Kupa Nevrokop mblodhi 600 garues nga disa prej vendeve më të fuqishme të mundjes:

Armenia, SHBA, Hungaria, Belgjika, Kazakstani, Franca, Ukraina, Greqia, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Izraeli, Gjermania, Moldavia, Rumania, Turqia, Irlanda dhe Bullgaria si nikoqire.

Një rezultat i madh dhe një dëshmi e punës së palodhur të Klubit të Mundjes “Shkupi”! 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close