Mbrëmje e hidhur për Bardhin, por triumf i madh për Konjasporin

Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, u përjashtua nga loja në sfidën e sotme mes Konyaspor dhe Istanbul Basaksehir, e vlefshme për Superligën turke.

Mesfushori shqiptar u ndëshkua me dy kartona të verdhë brenda pesë minutash në pjesën e dytë të ndeshjes, duke lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak.

Pavarësisht inferioritetit numerik, Konyaspor arriti të ruajë avantazhin dhe të dalë me tri pikë, duke mposhtur Basaksehirin me rezultatin 2-1. Kjo ishte fitorja e tretë në kampionat për ekipin turk, pas një serie negative prej tre ndeshjesh pa sukses, përfshirë dy humbje radhazi.

Për Bardhin, kjo ishte një mbrëmje e vështirë, por ai mbetet një element kyç për Konyasporin dhe një lider i padiskutueshëm në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, ku mban edhe shiritin e kapitenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close