Komuna e Tetovës sqaron për zhvendosjen e tribunave nga Qendra Sportive  

Pas publikimit të videos nga Sportmania për zhvendosjen e njërës prej tribunave të montuara në Qendrën Sportive të Tetovës, ka ardhur edhe sqarimi zyrtar nga Komuna e Tetovës.

Për të qenë korrekt me publikun, Sportmania iu drejtua autoriteteve komunale, derisa nga sektori për sport dhe kulturë i udhëhequr nga Muhamed Avzija theksojnë se kjo lëvizje është bërë për arsye të domosdoshme, në përputhje me kërkesat e Komisionit pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, i cili ka përcaktuar kushte të detyrueshme për zhvillimin e ndeshjeve në Ligën e Dytë dhe Ligën e fëmijëve.

“Ky hap është ndërmarrë për të garantuar sigurinë, përshtatjen e infrastrukturës sipas standardeve dhe një ambient të rregullt për lojtarët, zyrtarët dhe tifozët. Komuna e Tetovës, në bashkëpunim me institucionet qendrore, do të angazhohet për zgjidhje afatgjata si renovimi i tribinave, mbulimi i tyre, terren i ri dhe ndriçim adekuat për ndeshje gjatë natës,” thuhet mes tjerash në njoftimin e komunës.

Në këtë mënyrë, hidhet poshtë “heqja” e tribunave nga Tetova për tu transferuar në një qytet tjetër. Mbetet të shihet nëse tribunat e montuara do të vendosen sërish në ndonjë objekt tjetër sportiv në Tetovë, ndërkohë që sipas paralajmërimeve priten investime më serioze për ta përmirësuar infrastrukturën sportive të qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close