Klubi i Bashkimit nga Kumanova është shumë afër të zyrtarizojë një tjetër përforcim në prag të sezonit të ri në Ligën e Parë.

Burime të besueshme të Sportmanias nga Kosova bëjnë të ditur se Alex Leyi, mbrojtësi 22-vjeçar nga Kameruni dhe ish-lojtar i Llapit të Podujevës, është pranë marrëveshjes me klubin kumanovar.
Kryesia e Bashkimit është duke punuar për finalizimin e këtij transferimi, ndërsa lojtari shpreh gatishmëri dhe interes për t’u bashkuar me skuadrën zi e gjelbër. Detajet e fundit pritet të përcaktojnë zyrtarizimin e marrëveshjes./Sportmania/

