Një tjetër paraqitje dominuese nga Nelson Hysa, i cili mposhti gjermanin Patrick Korte me knockout që në raundin e parë, duke mbrojtur me sukses titullin e kampionit evropian në versionin WBO.

Me një goditje të fuqishme që e rrëzoi kundërshtarin herët në meç, Hysa e vulosi epërsinë e tij në ringun e Portman Road Stadium në Ipswich, në një event të transmetuar drejtpërdrejt në DAZN Boxing.



Me këtë fitore të shpejtë dhe mbresëlënëse, Hysa jo vetëm që forcon pozitën e tij si një prej emrave më të frikshëm në peshat e rënda, por njëkohësisht ngjall edhe më shumë entuziazëm për të ardhmen e boksit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

